Ndërlidhjet

Putin viziton Greqinë këtë javë


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të udhëtojë në Greqi këtë javë.

Është kjo vizita e tij e parë zyrtare në Bashkimin Evropian në afro një vit.

Krmelini ka thënë se Putin do të takojë presidentin grek, Prokopis Pavlopoulos, dhe kryeministrin Alexis Tsipras gjatë vizitës së tij më 27 dhe 28 maj.

Putin, vendi i të cilit është nën sanksione nga Perëndimi, për shkak të krizës në Ukrainë, për herë të fundit ka qenë në një vend të BE-së në muajin qershor, kur ka vizituar Italinë.

XS
SM
MD
LG