Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani: Sulmi që vrau liderin taliban, i paligjshëm


Lideri taliban, Mullah Akthar Mansur.

Lideri taliban, Mullah Akthar Mansur.

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Chaudhry Nisar Ali Khan, është ankuar në lidhje me sulmin e telekomanduar të SHBA-së, i cili ka goditur udhëheqësin e talibanëve afganë, Mullah Akhtar Mansur.

Ai ka thënë se sulmi brenda territorit të Pakistanit ka qenë i paligjshëm.

Pentagoni ka thënë se Mansur është qëlluar me sulm të telekomanduar, në bazë të rregullave amerikane të angazhimit, të cilat lejojnë “sulme mbrojtëse” kundër njerëzve të angazhuar në aktivitete që paraqesin “kërcënime specifike dhe të menjëhershme” për trupat e SHBA-së dhe të koalicionit në Afganistan.

Por, Khan ka thënë se është “kundër së drejtës ndërkombëtare” për SHBA-në që të thotë se “kushdo që është kërcënim për të, do të qëllohet kudo që është”.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka thënë më 23 maj se Mansur është vrarë në një sulm të telekomanduar pranë Kuetës, në jug të kufirit me Afganistanin.

XS
SM
MD
LG