Ndërlidhjet

SHBA: Trump dhe Clinton më afër nominimit presidencial


Hillary Clinton dhe Donald Trump
Hillary Clinton dhe Donald Trump

Demokratja, Hillary Clinton, dhe republikani, Donald Trump, kanë fituar në zgjedhjet partiake në shtetin e Uashingtonit, që u mbajtën gjatë ditës së djeshme, duke iu afruar sigurimit të nominimeve të partive të tyre për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Fitorja e zotit Trump e solli në 14 delegatë më pak se kuota 1,237 sa janë të nevojshëm, para se të mbahet konventa republikane për nominim në muajin korrik.

Fitorja e zonjës Clinton, ish-sekretare amerikane e shtetit, i krijon asaj avantazh, por sa u përketë delegatëve nuk ka lëvizje pasi në këto zgjedhje partiake demokrate në Uashington nuk ka delegatë.

Megjithatë, zonjës Clinton i mungojnë vetëm 78 delegatë që ta siguroj nominimin demokart për presidencë.

Clinton aktualisht i ka 2,305 delegatë, ndërsa rivali i saj, Bernie Sanders i ka 1,539 delegatë. Për fitore nevojiten 2,383 delegatë.

XS
SM
MD
LG