Ndërlidhjet

logo-print

Itali: Arrestohen një rus dhe një portugez të dyshuar për spiunim


Ilustrim

Ilustrim

Në shtetas rus dhe një portugez, janë arrestuar në Romë gjatë fundjavës, të dyshuar për spiunim, ka njoftuar mbrëmë Eurojust, që është njësi për bashkëpunim gjyqësor e Bashkimit Evropian.

Mediat e Portugalisë kanë raportuar se shtetasi portugez kishte punuar për shërbimin e inteligjencës së Portugalisë, SIS, dhe se ishte i dyshuar se ishte agjent i dyfishtë, i cili Rusisë i jepte informacione të ndjeshme për NATO-n dhe BE-në.

Por, për këto pretendime të mediave nuk ka pasur konfirmim zyrtar, ndërsa emrat e të arrestuarve nuk janë publikuar.

Prokurori i përgjithshëm i Portugalisë ka konfirmuar se ka kërkuar arrestim të dy personave, duke njoftuar se hetimet kanë sugjeruar se shtetasi portugez i ka dhënë informacione në këmbim për para “një personi të jashtëm i dyshuar se ka lidhje me një shërbim të jashtëm informativ”.

Njësia Eurojust, me seli në Hagë, tha se “rastet e spiunimit janë relativisht të rralla dhe kërkojnë zgjidhje unike”.

XS
SM
MD
LG