Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – 10 të vrarë


Policët afganë në vendin e sulmit të sotëm vetëvrasës në perëndim të kryeqytetit Kabul
Policët afganë në vendin e sulmit të sotëm vetëvrasës në perëndim të kryeqytetit Kabul

Në një sulm vetëvrasës kundër një makine me të punësuar në gjykatë, janë vrarë 10 vetë dhe plagosur 4 të tjerë. Sulmi ka ndodhur sot herët në mëngjes në perëndim të kryeqytetit Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme, Najib Danish, tha se sulmuesi e kishte aktivizuar jelekun me eksploziv në trupin e tij derisa i ishte afruar makinës në rajonin Paghman.

Ndër të vrarët ka punonjës të gjykatës dhe civilë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG