Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – 11 të vrarë


Forcat e sigurisë afgane bëjnë hetime në vendin e sulmit të sotëm vetëvrasës

Forcat e sigurisë afgane bëjnë hetime në vendin e sulmit të sotëm vetëvrasës

Nga një sulm vetëvrasës kundër një makine me të punësuar në gjykatë, janë vrarë 11 vetë dhe plagosur 4 të tjerë. Sulmi ka ndodhur sot herët në mëngjes në perëndim të kryeqytetit Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme afgane, Najib Danish, tha se sulmuesi e kishte aktivizuar jelekun me eksploziv në trupin e tij derisa i ishte afruar makinës në rajonin Paghman.

Ndër të vrarët ka punonjës të gjykatës dhe civilë.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë militantët talibanë.

XS
SM
MD
LG