Ndërlidhjet

Raporti: Savchenko kthehet në Ukrainë pasi u lirua nga Rusia


Nadia Savchenko në kafazin e saj metalik derisa merrte pjesë në një seancë gjyqësore në Rusi në mars të vitit të kaluar
Nadia Savchenko në kafazin e saj metalik derisa merrte pjesë në një seancë gjyqësore në Rusi në mars të vitit të kaluar

Raportohet se pilotja ukrainase, Nadia Savchenko, e cila ishte e burgosur në Rusi, është liruar në një këmbim të qartë të të burgosurve dhe është në aeroplan duke u kthyer në Kiev të Ukrainës.

Rrjeti televiziv rus RT, që udhëhiqet nga shteti, ka raportuar sot se dy të burgosur rusë, që ishin mbajtur nga autoritetet në Ukrainë, janë liruar dhe me aeroplan kanë fluturuar për në Moskë.

“Informacionet jozyrtare indikojnë se sot ka pasur amnisti dhe këmbim”, tha Oksana Sokolovska, që është avokate e njërit prej rusëve të dënuar në Ukrainë.

Savchenko në muajin mars në Rusi ishte dënuar me 22 vjet burg pasi është shpallur fajtore për involvim në vrasjen e dy gazetarëve rusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Ajo ka mohuar çfarëdo involvimi në vrasje dhe ka thënë se ishte rrëmbyer dhe në mënyrë ilegale ishte dërguar në Rusi.

Nga ana tjetër, autoritetet e Ukrainës i kanë dënuar dy rusë, Alexandr Aleksandrov dhe Yevgeny Yerofeyev, me nga 14 vjet burg për akuza se kanë luftuar së bashku me separatistët e mbështetur nga Rusi në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG