Ndërlidhjet

Azerbajxhan: U lirua gazetarja Khadija Islamyilova


Agjencia e lajmeve APA në Azerbajxhan raporton se gazetarja investigative, Khadija Ismayilova, e cila ka punuar edhe për Radion Evropa e Lirë, është liruar nga burgu, pasi Gjykata Supreme sot e ka pezulluar dënimin e saj në kohëzgjatje prej 7.5 vitesh.

Ismayilova ishte dënuar në shtator të vitit 2015, për akuza që gjërësisht janë parë si të pabaza dhe në shenjë të hakmarrjes për raportimet e saj, ku anëtarët e familjes së presidentit të Azerbajxhanit, Ilhan Aliyev, ndërlidhen me biznese të mëdha dhe pasuri të patundshme.

Ajo ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2014.

“Kjo është ditë e madhe për Khadijën dhe për të gjithë gazetarët dhe për fjalën e lirë çdokund”, tha kryeredaktori i Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejiq, dhe ka shtuar se “ne jemi shumë të gëzuar për Khadijën dhe familjen e saj dhe presim me padurim kthimin e saj në punë”.

XS
SM
MD
LG