Ndërlidhjet

Mbi 90,000 trupa do të ofrojnë siguri për Euro 2016


Paris
Paris

Mbi 90,000 policë, ushtarë dhe agjentë sekretë të sigurisë do të shpërndahen në gjithë Francën, për të ofruar siguri gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit – Euro 2016, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.

Turneu nis më 10 qershor dhe zgjat deri më 10 korrik.

Rreth 2.5 milionë spektatorë pritet të ndjekin 51 ndeshjet që do të zhvillohen në qytete të ndryshme të Francës.

“Një ngjarje e tillë e veçantë, në rrethana të jashtëzakonshme, kërkon masa shtesë të sigurisë”, ka thënë ministri Cazeneuve.

Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që nga sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris, që kanë lënë të vrarë 130 veta.

XS
SM
MD
LG