Ndërlidhjet

Suedi: Për shkak të Rusisë, NATO-s i jepet qasje më e madhe


Ministri i mbrojtjes i Suedisë Peter Hultqvist

Ministri i mbrojtjes i Suedisë Peter Hultqvist

Parlamenti i Suedisë ka votuar mbrëmë për t’i dhënë më tepër qasje NATO-s për stërvitje dhe për rast të ndonjë lufte.

Për këtë masë në parlamentin e këtij vendi neutral nordik kanë votuar 291 deputetë, ndërsa 21 ishin kundër.

Suedia nuk është anëtare e NATO-s por aktualisht ka lëvizur më afër aleancës për shkak të rritjes së tensioneve me Rusinë.

Stokholmi bashkëpunon me vendet anëtare të NATOs, Danimarka, Norvegjia dhe Islanda, ndërsa merr pjesë edhe në operacionet në Afganistan.

“Kjo marrëveshje nuk do t’i ndryshoj raportet tona me NATO-n e as politikën tonë të sigurisë, pasi ne do të mbesim të painkuadruar”, tha ministri i mbrojtjes i Suedisë, Peter Hultqvist, dhe ka shtuar se “nuk do të ketë ushtarë të NATO-s në Suedi pa ftesë”.

Aktualisht, afërsia e Suedisë me NATO-n e ka zemëruar Rusinë.

XS
SM
MD
LG