Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Dhoma voton për pengimin e tregtisë atomike me Iranin


Pamje nga një seancë e mëparshme në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Pamje nga një seancë e mëparshme në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Dhoma Përfaqësuese në Shtetet e Bashkuara ka votuar për ta penguar qeverinë amerikane nga blerja e të ashtuquaturit ujë të rëndë nga Irani në të ardhmen, duke e kufizuar marrëveshjen atomike të presidentit, Barack Obama, me Iranin.

Këtë ndalesë kjo dhomë ia ka bashkangjitur një legjislacioni esencial të financimit të Departamentit amerikan të energjisë. Për këtë masë votuan 251, ndërsa kundër ishin 168 anëtarë.

Një amandament i ngjashëm ishte bllokuar nga demokratët në Senat, muajin e kaluar, pak kohë pasi administrata Obama e kompletoi marrëveshjen në vlerë prej 8.6 milionë dollarë për blerjen e 32 tonelatave të ujit të rëndë nga Irani.

Amandamenti i mbrëmshëm i Dhomës Përfgaqësuese nuk e kthen blerjen e muajit të kaluar, por mund t’i ndalë blerjet e ardhshme. Aktualisht, nuk ka plane për blerje të mëtejshme të ujit të rëndë nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Shitja e ujit të rëndë e ndihmon Iranin që t’i kryej obligimet e veta të parappara me marrveshjen atomike. Irani, po ashtu, i ka shitur Rusisë ujë të rëndë.

XS
SM
MD
LG