Ndërlidhjet

Belgjikë: Janë arrestuar katër të dyshuar për terrorizëm


Policia e Belgjikës gjatë hetimeve në Bruksel në muajin prill
Policia e Belgjikës gjatë hetimeve në Bruksel në muajin prill

Autoritetet në Belgjikë dje i kanë arrestuar katër vetë të dyshuar për rekrutimin për grupin ekstremist, Shteti Islamik, të cilët kanë mundur të planifikojnë sulme të reja terroriste.

Zëdhënësi i Prokurorisë federale të Belgjikës, Eric Van der Sypt, tha se katër personat ishin të dyshuar për rekrutimin e miliatnëve për të shkuar në Siri dhe Irak dhe se policia ka gjetur “gjurmë” të komplotit për të ndërmarrrë sulme të reja në Belgjikë.

Këto arrestime u bënë dy muaj pasi tre sulmues vetëvrasës ndërmorën sulme të koordinuara në Bruksel, duke i vrarë 32 vetë.

Dy të dyshuar të tjerë ishin arrestuar lidhur me këto sulme më 22 mars, për të cilat përgjegjësinë e kishte marrrë grupi ekstremist, Sheti Islamik.

Salah Abdeslam, terroristi i dyshuar për sulmin më 13 nëntor të vitit të kaluar në Paris, nga i cili u vranë 130 vetë, është arrestuar më 8 mars në Bruksel.

XS
SM
MD
LG