Ndërlidhjet

Tusk: I sigurt se sanksionet kundër Rusisë do të vazhdojnë


Donald Tusk

Donald Tusk

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, thotë se është “krejtësisht i sigurt” se BE-ja do t’i vazhdoj sanksionet ekonomike kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë.

“Mund të ju siguroj ju se kur kemi të bëjmë me BE-në, ne jemi të gatshëm t’i vazhdjmë sanksionet tona dhe jam krejtësisht i sigurt se në fakt ne nuk na duhet diskutim special në mesin e liderëve për shembull në qershor gjatë takimit të Këshillit Evropian. Jam i sigurt se ne do të vendosim për sanksione gjatë dy ose tri javëve të ardhshme pa diskutime të gjëra”, tha Donald Tusk, duke folur sot në një konferencë për gazetarë në Ise-Shima të Japonisë, ku po merr pjesë në samitin e grupit G7.

Mëtutje, ai ka theksuar se “qëndrimi ndaj Rusisë, përfshirë sanksionet ekonomike do të mbetet i pandryshuar, derisa të mos implementohen në tërësi Marrëveshjet e Minskut”.

Marrëveshja e Minskut e nënshkruar në shkurt të vitit të kaluar, ka ndihmuar në reduktimin e luftës ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, por ka pasur përleshje sporadike.

Nga kjo luftë, prej prillit të vitit 2014, janë vrarë më se 9,300 vetë.

XS
SM
MD
LG