Ndërlidhjet

logo-print

“Lavdi Ukrainës!”


Pilotja ukrainase, që është liruar nga një burg në Rusi, Nadia Savchenko, tha se ajo është e përgatitur të vazhdojë të luftojë për vendin e saj. Pas pothuajse dy vitesh burgim, ajo u lirua dje nga Rusia në një këmbim të burgosurish. Savchenko është këmbyer me dy rusë që ishin kapur në lindje të Ukrainës, përderisa po luftonin përkrah separatistëve të mbështetur nga Rusia. Duke folur përkrah presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, Savchenko falënderoi familjen e saj dhe të tjerët që luftuan për lirimin e saj. (Shërbimi për Ukrainën i Radios Evropa e Lirë)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG