Ndërlidhjet

ASK: Papunësia në Kosovë 32.9 për qind


Ilustrim
Ilustrim

Shkalla e papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9%, ndërsa shkalla e punësimit25.2%. Papunësia më e theksuar është tek femrat me 36.6 %, krahasuar me meshkujt, 31.8%.

Këto shifra paraqiten nga Anketa e Fuqisë Punëtore (AFP) për vitin 2015, publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas rezultateve të kësaj ankete del se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune, ku në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë me moshë të punës, 37.6 % janë fuqi aktive.

Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 57.7%, ndërsa shkalla më e lartë e punësimit është te grupmoshat 35-44 vjeçare me 36.2%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: prodhimi me 14.7%, tregtia me 14.4%, arsimi me 12.1% dhe ndërtimtaria me 9.5%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

REL

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG