Ndërlidhjet

Obama pret që dhuna talibane të vazhdoj edhe nën liderin e ri


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se talibanët vështirë se “së shpejti” do të ulen në një tryezë me qeverinë afgane për bisedime paqësore.

“Shpresa ime është, por jo edhe pritja ime, se nëse vije te pika në të cilën talibanët e kuptojnë se ata thjeshtë nuk do të jenë në gjendje ta okupojnë vendin dhe ajo që ata duhet ta bëjnë është që të hyjnë në bisedime serioze të pajtimit”, tha sot Obama në Japoni, ku po merr pjesë në samitin e grupit G7.

“Kam dyshime se kjo do të ndodhë së shpejti”, tha Obama.

Këto komente u bënë një ditë pasi talibanët e kanë emëruar personin, Mullah Haibatullah Akhundzada, për lider të ri, pasi lideri i mëparshëm, Mullah Akhtar Mansur, është vrarë javën e kaluar nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG