Ndërlidhjet

Trump: Obama ka bërë punë shumë të keqe


Donald Trump
Donald Trump

Kandidati presidencial në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, i cili konsiderohet se tashmë e ka arritur numrin e nevojshëm të delegatëve për ta fituar nominimin e Partisë Republikane, tha se presidenti Barack Obama, ka bërë punë të keqe.

“Ai është person i cili ka bërë punë shumë të keqe”, tha Donald Trump mbrëmë vonë, gjatë fushatës në Dakotën Veriore, dhe ka shtuar se Obama “nuk di asgjë për biznes”.

Këto komente ishin përgjigje ndaj deklaratës së presidentit Obama se liderët ndërkombëtarë kanë arsye të mirë që “të tronditen” nga kandidati republikan për presidenti amerikan, Donald Trump.

“Shumë propozime që ai i ka bërë tregojnë injorancë të çështjeve botërore ose qasje irituese”, tha dje Obama në Japoni.

Zoti Trump tha se nëse ato vende janë “të tronditura në mënyrë miqësore, kjo është gjë e mirë, nuk është gjë e keqe”.

Donald Trump, biznesmen tejet i pasur, tashmë i ka fituar më se 1, 237 delegatë, sa kërkohen për ta fituar nominimin në konventën kombëtare të Partisë Republikane në muajin korrik.

XS
SM
MD
LG