Ndërlidhjet

SHBA: Paraqitet rasti i parë i rezistencës ndaj antibiotikëve


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për rastin e parë të një infeksioni që është rezistent ndaj të gjithë antibiotikëve të njohur dhe kanë shprehur shqetësim të madh se kjo bakterie mund të paraqes rrezik serioz nëse përhapet.

“Ne rrezikojmë të jemi në botën pasbakteriale”, tha mbrëmë, Thomas Fireden, drejtor i Qendrave për Kontroll të Sëmundjeve dhe Parandalim të Shteteve të Bashkuara.

Ai mëtutje ka theskuar se një infeksion i traktit urinar në një femër 49 vjeçare nga Pensilvania, nuk ka mundur të kontrollohet as nga kolistini, një antibiotik që është i rezervuar për përdorim kundër kësaj “bakterje të ankthit”.

Në samitin e Grupit të shtatë fuqive ekonomike btërore, që përfundoi dje në Japoni, Britania ka kërkuar nga vendet pjesëmarrëse që kompanive të ilaçeve tu ofrojnë çmim prej 1 miliard dollarësh për zhvillimin e antiobiotikëve të rinjë, që nuk janë rezistues nga kjo bakterje.

XS
SM
MD
LG