Ndërlidhjet

logo-print

Cameron: Pajtueshmëri për vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë


David Cameron

David Cameron

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, thotë se liderët e Grupit të shtatë fuqive ekonomike (G7) janë pajtuar që muajin e ardhshëm t’i zgjasin sanksionet kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë.

“Për Rusinë, G7 është pajtuar për rëndësinë jetike të zgjatjes së sanksioneve në qershor. Ukraina është viktimë e agresionit të mbështetur nga Rusia. Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë fakt. G7 e ka të qartë se ekzistimi i sanksioneve duhet të mbetet i tillë çfarë është, derisa Marrëveshja e Minskut të mos implementohet plotësisht. Besoj se ky është një vendim i rëndësishëm”, tha Cameron.

Në deklaratën e tyre finale, liderët e Grupit të shtatë fuqive ekonomike kanë tërhequr vërejtjen se “janë të gatshëm të ndërmarrin masa të mëtejshme kufizuese” kundër Rusisë, nëse ajo dështon t’i plotësoj përkushtimet e saj sipas Marrëveshjes së Minskut, që synon përfundimin e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës.

Kremlini ka thënë se zgjerimi i sansioneve kundër Rusisë mund të ketë efekt negativ në ekonominë globale.

XS
SM
MD
LG