Ndërlidhjet

Turqi: Shqetësim për pamjet e ushtarëve amerikanë me ata kurdë


Mevlut Cavusoglu

Mevlut Cavusoglu

Turqia i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara pas paraqitjes së pamjeve, ku duket se shihen ushtarët e Shteteve të Bashkuara, duke operuar së bashku me luftëtarët kurdë afër linjës së parë të frontit, gjatë një ofensive në pjesën veriore të Sirisë.

Në disa fotografi, ushtarët amerikanë, të identifikuar si pjesëtarë të forcave speciale, janë parë që në veshjet e tyre e kanë pasur shenjën e Njësive mbrojtëse të popullit kurdë, që luftojnë kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

“Është e papranueshme që ushtarët amerikanë të bartin emblemën e organizatës terroriste”, tha sot ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara nuk ka bërë komente direkte lidhur me këto pamje, por thotë se i ka afro 300 ushtarë në Siri për stërvitjen dhe ndihmën e kryengritësve që kanë rol joluftarak.

XS
SM
MD
LG