Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetëra atletë nga Olimpiada e Londrës dështuan në doping


Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) thotë se 23 garues të Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012, kanë dështuar në testin e dopingut.

Këta sportistë janë nga 6 vende të ndryshme dhe pesë degë sportive, tha sot KON-i.

“Ne dëshirojmë t’i mbajmë ata që marrin doping larg Lojërave Olimpike në Rio de-Zhanejro” në muajin gusht të këtij viti, tha presidenti i KON-it, Thomas Bach.

KON-i ka njoftuar javën e kaluar se 31 sportisë nga Olimpiada në Pekin kanë dalë pozitivë në testet e mostrave të tyre.

Rusia ka konfirmuar se 14 prej tyre ishin sportistë rusë, përfshirë edhe disa sosh që kanë fituar medalje.

Qeveria e Rusisë i ka shpallur planet për miratimin e legjislacionit që e bënë vepër penale përdorimin e ilaçeve ilegale për të ndihmuar në paraqitjen e suksesshme në gara sportive.

XS
SM
MD
LG