Ndërlidhjet

logo-print

Mourinho konfirmohet zyrtarisht si menaxher i United-it


Jose Mourinho - foto arkivi

Jose Mourinho - foto arkivi

Jose Mourinho është konfirmuar zyrtarisht si menaxher i klubit anglez të futbollit, Manchester United, dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Mourinho, portugez, zëvendëson holandezin Louis van Gaal, i cili është shkarkuar të hënën, dy ditë pasi klubi ka fituar Kupën e Anglisë.

“Jose është thjesht menaxheri më i mirë në lojë”, ka thënë zëvendësshefi ekekutiv i United-it, Ed Woodward.

“Të bëhesh menaxher i Manchester United-it është nder i veçantë në lojë. Është një klub i njohur dhe i pëlqyer në gjithë botën”, ka thënë Mourinho, 53 vjeç.

Mourinho ka qenë trajner i Chelsea-t deri në muajin dhjetor, kur është përjashtuar për shkak të mungesës së rezultateve për ekipin.

XS
SM
MD
LG