Ndërlidhjet

logo-print

Aksion për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës


Mitrovicë (Foto nga arkivi)

Mitrovicë (Foto nga arkivi)

Sot në Mitrovicë, Iniciativa Qytetare për Veprim do të mbajë një aksion protestues për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në veri.

Aksioni protestues organizohet për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës, kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre, si dhe ndaljen e spastrimit etnik dhe kolonizimit që Serbia po e bën atje.

Ky organizim është hapi i parë i Iniciativës Qytetare për Veprim me qëllim organizimin, sensibilizimin dhe angazhimin qytetar për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në veri.

“Mendojmë që qytetaria aktive është promotori themelor i ndryshimeve të domosdoshme politike dhe shoqërore që duhet të ndodhin në vendin tonë”, thuhet në një komunikatë të kësaj Iniciative.

Në komunikatë theksohet se “duke parë agresionin politik që shteti i Serbisë po ndërmerr në veri të Kosovës, duke kolonizuar në tërësi pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe mosveprimin e Qeverisë së Kosovës, besohet që me angazhim dhe presion qytetar do ta detyrojmë BE-në dhe që veriun e Kosovës që t’i ndalin planet hegjemoniste të Serbisë për shkatërrimin e Republikës së Kosovës”.

XS
SM
MD
LG