Ndërlidhjet

SHBA: Nga sulmet e koalicionit – janë vrarë 70 luftëtarë të IS-it


Ushtria irakiane duke hapur zjarr kundër pozicioneve të IS-it në një fshat afër qytetit Falluxha

Ushtria irakiane duke hapur zjarr kundër pozicioneve të IS-it në një fshat afër qytetit Falluxha

Uashingtoni thotë se nga sulmet ajrore dhe artilerike të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, janë vrarë 70 luftëtarë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, (IS), përfshirë liderin e tyre në qytetin Falluxha, Maher al-Bilawi.

Zëdhënësi ushtarak amerikan, Steve Warren, tha mbrëmë në Bagdad të Irakut, se gjatë katër ditëve të fundit, nga 20 sulme në Falluxha janë shkatërruar pozicionet luftarake të IS-it dhe platformat e armatimit.

Në fillim të kësaj jave, forcat e Irakut e kanë lansuar një operacion për rimarrjen e kontrollit në këtë qytet, që është bazë e militantëve të IS-it. Falluxha është 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bagdad.

Ndërmjet 500 dhe 1 mijë luftëtarë të IS-it e mbajnë Falluxhën, ndërsa afro 50 mijë civilë janë të bllokuar brenda qytetit. Zyrtarët irakianë thonë se grupi ekstremist po përiqen t’i vrajnë civilët, të cilët provojnë të largohen.

Zëdhënësi, Steve Warren, tha se ushtria e Irakut po përpiqet të krijoj rrugë të sigurta për evakuimin e civilëve.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, ka okupuar territore të gjëra në veri dhe perëndim të Bagdadit në vitin 2014, por gjatë muajve të fundit ishte në defensivë dhe ka humbur terren të rëndësishëm në luftë me forcat irakiane.

XS
SM
MD
LG