Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri i Pakistanit në operacion në Londër


Nawaz Sharif

Nawaz Sharif

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, do të t’i nënshtrohet një operacioni të zemrës javën e ardhshme, ka njoftuar familja e tij.

Vajza e tij, Maryam Nawaz, dje në rrjetin Twitter ka shkruar se babai i saj do ta ketë operacionin më 31 maj.

Zoti Sharif, 66 vjeçar, javën e kaluar ka udhëtuar për në Londër për shkaqe mjekësore, për të dytën herë në dy muaj.

Nëse çdo gjë zhvillohet ashtu siç është planifikuar, ai do të mbetet një javë në spital pas operacionit.

Zëdhënësi i tij, Mahyuddin Wani, tha dje se kryeministri Sharif ka komplikime pas procedurave në zemër, nëpër të cilat kishte kaluar në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG