Ndërlidhjet

logo-print

Raportet: Turqia pretendon se i ka vrarë dhjetëra luftëtarë të IS-it


Rruga për në qytetin Kilis në Turqi, që ishte në shënjestër të sulmeve me raketa të hedhura nga Siria

Rruga për në qytetin Kilis në Turqi, që ishte në shënjestër të sulmeve me raketa të hedhura nga Siria

Mediat turke kanë raportuar se dhjetëra militantë të dyshuar të Shtetit Islamik janë vrarë nga sulmet ajrore dhe artileria e Turqisë.

Agjencitë e lajmeve të Turqisë raportuan sot se 104 militantë të dyshuar janë vrarë mbrëmë vonë nga sulmet ajrore dhe artileria ndërkufitare e koalicionit ndërkombëtar nga Turqia në Siri.

Këto raporte, në të cilat janë cituar burime të paemëruara ushtarake, janë të paverifikueshme.

Nuk është e qartë se si është përcaktuar numri i të vrarëve.

Këto sulme janë bërë disa orë pasi nga Siria janë hedhur raketa në qytetin jugor Kilis në Turqi, me ç’rast janë plagosur pesë vetë.

Këtë vit qyteti Kilis është sulmuar më se 70 herë nga raketat e shkrepura nga Siria, me ç’rast janë vrarë 21 vetë.

XS
SM
MD
LG