Ndërlidhjet

Ukrainë: Luftimet në pjesën lindore po intensifikohen


Vëzhguesit e OSBE-së duke e shikuar një ndërtesë të dëmtuar nga sulmet me predha në rajonin Donjeck më 26 maj
Vëzhguesit e OSBE-së duke e shikuar një ndërtesë të dëmtuar nga sulmet me predha në rajonin Donjeck më 26 maj

Ushtria e Ukrainës thotë se luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës, kanë shënuar përshkallëzim.

Zyrtari i lartë qeveritar, Andriy Lysenko, tha mbrëmë se gjatë luftimeve aktuale një ushtar ukrainas është vrarë.

Luftëtarët e mbështetur nga Rusia e kanë akuzuar ushtrinë se i ka ndërmarrë dhjetëra sulme gjatë ditëve të fundit.

Të dy palët e akuzojnë njëra-tjetrën për mosrespektim të armëpushimit.

Ngritje të dhunës ka parë edhe një patrullë e Misionit special të monitorimit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), ndaj të cilit është shtënë në rajonin e Donjeckut, para dy ditësh.

Shefi i misionit, Ertugrul Apakan, e ka dënuar këtë sulm, në të cilin askush nuk ka pësuar lëndime.

XS
SM
MD
LG