Ndërlidhjet

Futboll: Real Madridi – për të 11-tën herë kampion evropian


Pamje nga një ndeshje e mëparshme e Real Madridit
Pamje nga një ndeshje e mëparshme e Real Madridit

Ekipi spanjoll, Real Madridi,e ka fituar edhe titullin e 11 të kampionit evropian në futboll, pasi në finale të Ligës së Kampionëve e mundi Atletiko Madridin, me ekzekutim dramatik të penaltive, në stadiumin San Siro në Milano të Italisë.

Në kohën e rregullt ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1.1, ndërsa në vazhdime nuk është shënuar asnjë gol.

Pas ekzekutimit të penaltive, Reali fitoi me rezultat 5:3.

Këta dy rivalë tradicionalë lokalë në vitin 2014, po ashtu, ishin takuar në finalen e Ligës së kampionëve, me ç’rast Reali pat fituar me rezultat 4:1, pas vazhdimit të lojës.

XS
SM
MD
LG