Ndërlidhjet

UNHCR: Më se 700 migrantë të zhdukur në Detin Mesdhe


Pamje rrënqethëse të përmbysjes së anijes së migrantëve që është publikuar nga Marina e Italisë më 25 maj, derisa ka vazhduar operacioni i shpëtimit
Pamje rrënqethëse të përmbysjes së anijes së migrantëve që është publikuar nga Marina e Italisë më 25 maj, derisa ka vazhduar operacioni i shpëtimit

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNHCR) thotë se më se 700 migrantë janë mbytur në Detin Mesdhe, pas fundosjes së anijeve të tyre në pjesën jugore të Italisë, gjatë disa ditëve të kaluara, derisa refugjatët po përpiqen të arrijnë në Evropë.

Zëdhënësja e UNHCR-së, Carlotta Sami, i tha agjencisë Associated Press se vlerësohet se 100 njerëz janë të zhdukur nga një anije e kontrabandistëve, e cila ishte fundosur më 25 maj.

Pjesëtarë të Marinës së Italisë i kanë fotografuar ngjarjet e tmerrshme të fundosjes së anijes, derisa vazhdonte operacioni për shpëtimin e atyre që ishin hedhur në det.

550 migrantë të tjerë janë të zhdukur nga një anije tjetër, e cila është fundosur më 26 maj, pasi ishte larguar nga porti perëndimor Sabratha në Libi, një ditë më herët.

Zëdhënësja Sami ka sugjeruar se anija, ku ishin afro 670 njerëz, nuk kishte makinë dhe i ishte ngjitur një anijeje tjetër kontranduese para se të rrokullisej dhe fundosej.

Afro 25 vetë kanë shpëtuar duke notuar deri tek anija e parë, ndërsa 79 të tjerë janë shpëtuar.

Janë gjetur 15 trupa të pajetë.

Në tragjedinë e tretë më 27 maj, janë gjetur 45 trupa të pajetë, ndërsa raportohet se shumë të tjetë ishin zhdukur pas përmbysjes së anijes ku ata gjendeshin.

Ishujt jugor të Italisë janë caku kryesor i anijeve të trafikantëve të njerëzve, që transportojnë migrantë nga Libia për çdo javë.

XS
SM
MD
LG