Ndërlidhjet

A. Saudite: Kërkesat e Iranit për haxhillëk – të papranueshme


Pamje e Mekës në Arabinë Saudite
Pamje e Mekës në Arabinë Saudite

Arabia Saudite sot i ka dënuar kërkesat e Iranit për haxhillëkun vjetor mysliman, duke i cilësuar si “të papranueshme”.

Teherani më parë e ka akuzuar Rijadin për “bllokim të rrugës për te Zoti”.

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, tha se Irani ka kërkuar të drejtën e organizimit të demonstratave dhe për të pasur privilegje që “do të shkaktojnë koas gjatë haxhillëkut” në vendet më të shenjta islamike në Arabinë Saudite.

Sot më herët gjatë ditës, ministri i kulturës i Iranit, Ali Jannati, ka shpallur se iranianët nuk do të marrin pjesë në haxillëkun e sivjemë.

Në vitin 2015, më se 460 pelegrinë u vranë në rrëmujën jashtë Mekës. Për këtë tragjedi, Teherani e pat fajësuar Arabinë Saudite për keqmenaxhim.

Arabia Saudite, që udhëhiqet nga sunitët, në janar i ka shkëputur lidhjet me Iranin, që udhëhiqet nga shiitët, pasi demonstruesit në Iran e shkatërruar ambasadën dhe konsullatën e Arabisë Saudite në Teheran.

Këta demonstrues po protestonin kundër ekzekutimit të një kleriku të njohur shiit nga ana e Arabisë Saudite.

XS
SM
MD
LG