Ndërlidhjet

Hollande dhe Merkel e shënuan 100 vjetorin e betejës në Verdun


Ushtarët francezë gjatë një aksioni në betejën në Verdun (Francë) në vitin 1916 në Luftën e Parë Botërore
Ushtarët francezë gjatë një aksioni në betejën në Verdun (Francë) në vitin 1916 në Luftën e Parë Botërore

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, e kanë shënuar sot 100 vjetorin e betejës më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore, atë në Verdun, në pjesën lindore të Francës.

Të dy zyrtarët e lartë sot i vizituar varrezat ushtarake në Konsenvoj, në pjesën veriore të Verdunit.

Pas kësaj vizite, zonja Merkel tha se vlerësohet se 300 mijë ushtarë nga Gjermania dhe Franca, që ishin vrarë gjatë betejës 10 muajshe, ishin “viktimë e fanatizmit, nacionalizmit dhe dështimit politik”.

Presidenti Hollande ka bërë thirrje për “mbrojtjen e shtëpisë sonë të përbashkët, Evropës”.

Sipas tij, roli i Evropës është “luftimi i terrorizmit, fanatizmit, radikalizimit”, e në të njejtën kohë duke i mirëpritur “popujt që largohen nga masakrat”.

Beteja në Verdum ka filluar më 21 janar të vitit 1916 dhe ka vazhduar deri më 18 dhjetor të po atij viti.

XS
SM
MD
LG