Ndërlidhjet

Janë shpëtuar 18 shqiptarë dhe 2 britanikë në kanalin La Mansh


Ilustrim
Ilustrim

Zyra e brendshme e Britanisë ka njoftuar sot se 20 vetë, përfshirë 18 shqiptarë, janë shpëtuar gjatë natës nga një anije gome, e cila kishte filluar të fundosej në Kanalin Anglez.

Në këtë grup gjendeshin edhe dy britanikë.

Pas operacionit të shpëtimit, grupi është dërguar në Dover për intervista me zyrtarët kufitarë të Britanisë, raporton AP.

Roja bregdetare britanike thotë se kishte marrë informacion se anija kishte probleme, të shtunën, pak kohë para mesnatës.

Në operacionin e ndërlikuar, përfshihej një helikopter për kërkim-shpëtim dhe barka shpëtimi, që ishin dërguar nga disa porte angleze.

Deri tash kanë ndodhur disa incidente në të cilat migrantët me anije të vogla janë përpjekur të arrijnë në Britani.

XS
SM
MD
LG