Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria turke vret dhjetëra luftëtarë të IS-it


Turqi - foto arkivi

Turqi - foto arkivi

Ushtria turke ka vrarë së paku 28 luftëtarë të grupit militant Shteti Islamik në qytetin Alepo të Sirisë.

Sulmet kanë goditur 58 caqe të organizatës ekstremiste, bën të ditur CNN-i turk.

Burimi i njëjtë, duke cituar një deklaratë të ushtrisë, thotë se sulmet janë hakmarrje për bombardimet e një qyteti kufitar të Turqisë, javën e kaluar.

Qyteti Kilis është goditur disa herë me raketa nga territoret që kontrollon Shteti Islamik në Siri.

Qysh në muajin janar, sulmet atje kanë vrarë 21 veta, përfshirë edhe fëmijë.

XS
SM
MD
LG