Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi e takoj selektorin e Kosovës në futboll


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me selektorin e Kosovës në futboll, Albert Bunjaku

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me selektorin e Kosovës në futboll, Albert Bunjaku

Duhet të intensifikohet puna në përmirësimin e infrastrukturës dhe duhet rritur cilësia në futboll, është thënë gjatë takimit që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka pasur me përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.

Lajmi i publikuar nga zyra e presidentit thotë se Presidenti Thaçi ka biseduar me selektorin Bunjaku edhe për ndeshjen e radhës së Kosovës me Ishujt Farao.

Kjo ndeshje miqësore do të mbahet në stadiumin e Frankfurtit të Gjermanisë, më 3 qershor, me fillim në orën 20.

“Ju përgëzoj për punën e deritashme. Tani na pret një punë e përbashkët në përmbushjen e të gjitha kritereve përkatëse të UEFA-s dhe të FIFA-s”, ka thënë presidenti Thaçi, sipas komunikatës së zyrës së këtij të fundit.

Komunikata gjithashtu thotë se selektori, Bunjaku e ka falenderuar presidentin e Kosovës për interesimin e vazhdueshëm për futbollin dhe në veçanti për përfaqësuesën e Kosovës.

XS
SM
MD
LG