Ndërlidhjet

Meksikë: Lirohet futbollisti i kidnapuar


Alan Pulido - Arkiv
Alan Pulido - Arkiv

Autoritetet meksikane kanë thënë se një nga lojtarët më të mirë të futbollit të këtij shteti, Alan Pulido, është shpëtuar nga kidnapimi.

Pulido, sulmues me ekipin grek, Olympiacos, ishte kidnapuar më 28 maj në shtetin federal meksikan të Tamaulipas, në pjesën verilindore.

Forcat e sigurisë në këtë shtet, përmes një komunikate, kanë thënë sot se Pulido është shpëtuar pak pas mesnate.

Komunikata thotë se Pulidos tani po kontrollohet nga mjekët.

Futbollisti 25 vjeçar është kidnapuar në periferi të qytetit të tij të lindjes, Ciudad Victoria, pasi largohej nga një ndejë.

Tamaulipas, që gjendet në kufi me shtetin federal amerikan të Teksasit, është një pjesë tejët e dhunshme e Meksikës.

Pulido ishte pjesë e ekipit kombëtar meksikan gjatë Kupës së Botës që u mbajt në vitin 2014 në Brazil.

XS
SM
MD
LG