Ndërlidhjet

Kurtulmus: Turqia dhe Rusia do përmirësojnë marrëdhëniet së shpejti


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar i lartë turk ka thënë se vendi i tij dhe Rusia nuk kanë probleme të pakapërcyeshme, ndërsa i njëjti ka parashikuar se marrëdhëniet bilaterale do të përmirësohen brenda një “kohe të shkurtër”.

Numan Kurtulmus, zëvendëskryeministër dhe zëdhënës i qeverisë, i ka bërë këto komente gjatë një konference me gazetarë në Ankara më 30 maj.

Ai gjithashtu ka thënë se asnjëri nga këto dy shtete mund ta përballojë sakrifikimin e marrëdhënieve me palën tjetër.

Marrëdhëniet në mes të dy vendeve u përkeqësuan kur Turqia e rrëzoi një aeroplan luftarak rus në nëntorin e vitit të kaluar.

Pas këtij incidenti që ndodhi përgjatë kufirit Turqi-Siri, Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur sanksione ndaj Turqisë, ndërsa marrëdhëniet në mes të dy vendeve kanë pësuar rënie.

XS
SM
MD
LG