Ndërlidhjet

logo-print

Peskov: S’mund ta konfirmojmë marrëveshjen për lirimin e ukrainasve


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,

Kremlini ka thënë se nuk mund të konfirmojë raportet se Moska dhe Kievi kanë arritur marrëveshje për dorëzimin e dy qytetarëve të Ukrainës që po mbahen në burg në Rusi.

Zëdhënësi, Dmitry Peskov, ka thënë sot se ai “nuk ka ndonjë informacion që do ma lejonte ta konfirmojë këtë”.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, gjatë një interviste televizive ka thënë më 29 maj se “një marrëveshje paraprake” është arritur me Rusinë për ekstradimin e Yuriy Soloshenko dhe Hennadiy Afanasyev.

Avokati i Afanasyevit, Aleksandr Popkov, ka thënë më 30 maj se klienti i tij dhe Soloshenko i kanë shkruar zyrtarisht një letër presidentit rus, Vladimir Putin, duke i kërkuar që ta fal.

Afanasyev, në prill të vitit të kaluar është dënuar me 7 vjet burg me akuza për terrorizëm, ndërkaq në tetor, Soloshenko është dënuar me 6 vjet burg me akuzën për spiunim.

Në Rusi është rritur numri i rasteve gjyqësore për spiunazh dhe tradhëti prejse ky shtet e aneksoj gadishullin ukrainas të Krimesë, në marsin e vitit 2014.

Më 25 maj, Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer të burgosurit.

Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko është rikthyer në vendin e tij pasi u shkëmbye me dy rusë që mbaheshin në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG