Ndërlidhjet

SHBA: Automobilisti Rossi e fitoi garën e njohur në Indianopolis


Ilustrim

Ilustrim

Automobilisti amerikan, Alexander Rossi, e ka fituar garën e 100-të në Indianopolis, që konsiderohet se është “spektakli më i madh në automobilizëm”.

Automobilisti 24 vjeçar, Alexander Rossi, mbrëmë e ka fituar garën prej 500 miljave, disa sekonda para katër garuesve të tjerë, që e kishin ndjekur gjatë gjithë garës.

Rosi ka kaluar në garën amerikane IndyCar në fillim të këtij viti, pasi e humbi pozitën e vet ekipin Manor që bënte gara në Formula Një.

Para garës së djeshme në shtegun oval prej 4 kilometrash në Indianopolis, Rosi ka bërë gara vetëm një herë në jetë në shteg të këtillë.

Para kualifikimeve për garën e këtij viti, që filluan në fillim të këtij muaji, Rossi kurrë as që ka qenë në pistën e njohur të Indianopolisit.

XS
SM
MD
LG