Ndërlidhjet

SHBA: Presidenti Obama e shënoi Ditën e Përkujtimit


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka vendosur kurorë lulesh në Varrin e të Panjohurve, në shenjë nderimi të pjesëtarëve të ushtrisë, që kanë vdekur duke i shërbyer vendit.

Paraqitja e zotit Obama në Varrezat Kombëtare në Arlinton është traditë e gjatë presidenciale dhe aktualisht u bë në periudhën e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për t’i përfunduar konfliktet e ndryshme në Lindjen e Mesme, raporton AP.

Në komentet e tij, Obama u ka bërë thirrje amerikanëve për t’i nderuar ushtarët e rënë, duke u kujdesur për ata që i kanë lënë prapa, familjet e tyre dhe shokët e tyre të luftës që janë kthyer në shtëpi.

“Ne duhet të jemi atje, jo vetëm atëherë kur ne na duhen ata, por kur atyre u duhemi ne”, tha Obama për veteranët e vendit.

Obama tha se 20 pjesëtarë të forcave të armatosura janë vrarë në luftë gjatë vitit të kaluar.

Forcat e operacioneve speciale amerikan vazhdojnë të shërbejnë në misione të rrezikshme në Siri, Irak dhe Afganistan, megjithqë prania ushtarake në Irak dhe Afganistan është reduktuar në masë të madhe gjatë mandatit të presidentit Obama.

Para udhëtimit në Arlington, Barack Obama i ka pritur për mëngjes në Shtëpitnë e Bardhë, pjesëtarët e familjeve të ushtarëve të vrarë dhe grupet e veteranëve.

XS
SM
MD
LG