Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Raportohet për dhjetëra police të vrarë


Pjesëtarët e forcave të policisë së Afganistanit gjatë një operacioni kundër talibanëve në Helmand më 20 maj të këtij viti

Pjesëtarët e forcave të policisë së Afganistanit gjatë një operacioni kundër talibanëve në Helmand më 20 maj të këtij viti

Dhjetëra policë afganë raportohet se janë vrarë gjatë dy ditëve të kaluara në luftimet e ashpra në provincën jugore, Helmand.

Komandanti i policisë në këtë provincë, Esmatullah Dawlatzai, tha se dje dhe sot më tepër se 50 policë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur.

Sipas raporteve, luftëtarët talibanë i kanë sulmuar pjesëtarët e policisë në disa pika të kontrollit në provincë.

Në Helmand gjatë vitit të kaluar talibanët kanë ndërmarrë ofensiva madhore në përpjekje për përmbysjen e qeverisë së Afganistanit në Kabul.

XS
SM
MD
LG