Ndërlidhjet

Juncker: Bisedime me Moskën, jo rishqyrtim i sanksioneve


Jean-Claude Juncker
Jean-Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, thotë se vizita e planifikuar e tij në Rusi ka për qëllim ta mbajë dialogun, e jo të sinjalizoj rishqyrtim të sanksioneve të imponuara nga ana e Bashkimit Evropian.

Zoti Juncker e ka pranuar ftesën e Rusisë për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Petersburg më 16 qershor, që do të jetë udhëtimi i parë në Rusi i një zyrtari të lartë të BE-së, prej se Moska e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës, në vitin 2014.

Kjo vizitë po bëhet vetëm disa javë para se 28 vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin nëse do t’i zgjasin sanksionet kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

“Ne nuk do të shohim zbutje të pozicioneve evropiane”, u tha mbrëmë Juncker gazetarëve në Luksemburg, dhe ka shtuar se “ne do t’i vazhdojmë sanksionet kundër Rusisë dhe do ta bëjmë të qartë se ne në asnjë mënyrë nuk pajtohemi me aksionet e Rusisë në Ukrainë dhe Krime”.

XS
SM
MD
LG