Ndërlidhjet

logo-print

Poloni: Shteti ankohet kundër vendimit për të mos e ekstraduar Polanskin


Pamje e një pjese të Varshavës gjatë natës

Pamje e një pjese të Varshavës gjatë natës

Qeveria e Polonisë është e gatshme ta apeloj vendimin e një gjykate të këtij vendi për të mos e esktraduar në Shtetet e Bashkuara, regjisorin e njohur të filmit, Roman Polanski, lidhur me një dënim për marrëdhënie seksuale me fëmijë.

Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar ekstradimin e Polaanskit nga Polonia, pasi ai ishte paraqitur në Varshavë në vitin 2014. Zoti Polanski jeton në Paris, por ai ka edhe banesë në Krakov, në pjesën jugore të Polonisë.

Një gjykatë e Polonisë e pat refuzuar kërkesën, ndërsa Zyra e prokurorisë fillimisht kishte thënë se nuk do të apelonte ndaj këtij vendimi.

“Kam vendosur të kërkoj nga Gjykata Supreme një apel lidhur me vendimin, në të cilin gjykata vendosi për të mos e ekstraduar zotin Polanski në Shtetet e Bashkuara, në situatën kur ai është i akuzuar dhe i kërkuar për dhunim të fëmijës”, tha ministri i drejtësisë dhe preokurori i përgjithshëm i Polonisë, Zbigniev Ziobro.

XS
SM
MD
LG