Ndërlidhjet

Siri: Rritet numri i të vrarëve nga sulmet ajrore në Idlib


Pamje nga shkatërrimet në Idlib të Sirisë gjatë bombardimeve më 19 prill të këtij viti

Pamje nga shkatërrimet në Idlib të Sirisë gjatë bombardimeve më 19 prill të këtij viti

Raportohet se së paku 23 vetë janë vrarë nga sulmet e dyshuara ajrore të Rusisë në qytetin Idlib, që është nën kontroll të kryengritësve.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, ka njoftuar sot se me sulmet e kryera gjatë natës janë marrë në shënjestër një numër i pozicioneve në këtë qytet, përfshirë edhe një cak afër një spitali.

“Drejtori i këtij observatori, Rami Abdulrahman, tha se në mesin e të vrarëve janë edhe 7 fëmijë.

Konsiderohet se numri i të vrarëve mund të rritet.

Këto sulme ajrore janë përshkruar si bombardimet më të rënda prej arrritjes së marrëveshjes për ndaljen e armiqësive në muajin shkurt.

Qyteti Idlib dhe provinca me po të njejtin emër, janë bazë e grupeve kryengritëse, përfshirë Frontin Nusra, që është e ndërlidhur me al-Kaidën.

Forcat ajrore të Rusisë janë vendosur në Siri vitin e kaluar, për ta mbështetur presidentin e këtij vendi, Bashar al-Assad, në luftën me kryengritësit, të cilët synojnë përmbysjen e sundimit të tij.

XS
SM
MD
LG