Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi i militantëve – 13 civilë të vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Militantët e dyshuar talibanë i kanë vrarë së paku 13 vetë pas një sulmi në një autostradë në pjesën veriore të Afganistanit.

Zyrtarët afganë thanë se katër augtobusë ishin ndalur nga militantët sot herët në mëngjes në në qarkun Aliabad në provincën Kunduz.

Fillimisht, militantët i kishin rrëmbyer 185 udhëtarët, por pastaj i kanë liruar, ndërsa 13 civilë prej tyre i kanë vrarë, i tha Radios Evropa e Lirë një zyrtar provincial.

Banorët lokalë thanë se 18 vetë të rrëmbyer ishin vrarë në mënyrë brutale nga militantët talibanë, ndërsa trupat e pesë prej tyre ishin hedhur në lum.

Talibanët ende nuk kanë bërë komente për këtë sulm.

Sipas agjencisë AFP, militantët i kishin kontrolluar dokumetet e udhëtarëve dhe i kishin dërguar ata nga autobusët në një xhami të afërt.

XS
SM
MD
LG