Ndërlidhjet

logo-print

Falluxha: Forcat qeveritare e kanë zmbrapsur sulmin e IS-it


Fotografi e djeshme e pjesëtarëve të ushtrisë së Irakut afër qytetit Falluxhës

Fotografi e djeshme e pjesëtarëve të ushtrisë së Irakut afër qytetit Falluxhës

Forcat qeveritare të Irakut në lëvizjen e tyre për në qytetin Falluxha, e kanë zmbrapsur një sulm katërorësh të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në pjesën jugore të qytetit.

Oficerët ushtarakë irakianë i thanë agjencisë AP se sulmi kishte filluar sot në mëngjes në hapësirën Nuaimiya, ku trupat e Irakut e filluan sulmin e tyre në qytet, një ditë më parë.

Pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, i kanë përdorë tunelet, kishin vendosur snajperë dhe i kanë dërguar 6 makina të mbushra me eksplozivë për t’i goditur ushtarët, por, ushtria i shkatërroi këto makina para se ato të arrinin në cakun e tyre, thanë oficerët.

Gjatë luftimeve ka pasur ushtarë të vrarë, por oficerët nuk dhanë detaje.

Falluxha, që është 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bagdad, për më tepër se dy vjet është nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik.

Nën kontroll të militantëve është edhe qyteti tjetër i madh në Irak, Mosuli.

XS
SM
MD
LG