Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Gratë, aleatet më të mira në luftimin e radikalizmit


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se Prishtina po fillon një ngarje të madhe në tërë Ballkanin për sa i përket promovimit të tolerancës, dialogut dhe luftimit të ekstremizmit.

“Është konferenca ‘Interfaith Kosovo’ që sivjet mbledh 300 mysafirë nga mbi 50 shtete, përfshirë dy Nobeliste të Paqes që vijnë për herë të parë në Republikën tonë”, ka shkruar Thaçi, në profilin e tij në Facebook.

Në fund të konferencës së sivjetme do të ndahet edhe Çmimi inaugurues i Kosovës për Dialog Ndërfetar, ndërsa fitues janë Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, dhe organizata Shën Egjidio nga Selia e Shenjtë.

"Tema e konferencës është "Roli i Gruas në Promovimin e Dialogut", temë shumë adekuate ngase janë nënat, motrat dhe bashkëshortet aleatet më të mira në luftimin e radikalizmit”, ka theksuar presidenti i Kosovës.

Konferenca, ‘Interfaith Kosovo’ organizohet nga institucionet e Kosovës, dhe do të trajtojë në veçanti çështjen e “rolit të gruas në ndërtimin e tolerancës ndërfetare”.

Përveç përfaqësuesve të bashkësive fetare në Kosovë dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, të pranishme do të jenë, në mënyrë aktive, edhe dy nobelistet e paqes, Shirin Ebadi nga Irani dhe Taëakkol Karman nga Jemeni.

XS
SM
MD
LG