Ndërlidhjet

Rusia thotë se nuk ka kryer sulme vdekjeprurëse në Idlib


Civilët dhe pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit duke kërkuar për persona të mbijetuar nën gërmadhat e sulmeve ajrore për të cilat ka dyshime se janë kryer nga Rusia

Civilët dhe pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit duke kërkuar për persona të mbijetuar nën gërmadhat e sulmeve ajrore për të cilat ka dyshime se janë kryer nga Rusia

Rusia i ka hedhur poshtë pohimet se ka ndërmarrë sulme ajrore gjatë natës kundër caqeve në qytetin Idlib, që është nën kontroll të kryengritësve, nga të cilat sipas Observatorit për të drejtat e njeriut me seli në Londër, janë vrarë 23 vetë.

“Aeroplanët e Rusisë nuk kanë ndërmarrë asnjë mision luftarak e as ndonjë sulm ajror në provincën Idlib”, tha nëpërmjet një deklarate të sotme, Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë.

Observatori për të drejtat e njeriut, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, tha më herët se cak i sulmeve ajrore ishin pozicionet në qytet, përfshirë edhe një pozicion të tillë afër një spitali.

Drejtori i observatorit, Rami Abdulrahman, tha se në mesin e të vrarë ishin 7 fëmijë.

Ministria e jashtme e Turqisë tha se nga sulmet janë vrarë më se 60 civilë dhe ka pretenduar se këto ishin krime “të parsyetuara” të qeverive të Rusisë dhe Sirisë.

Konashenkov tha se akuzat e observatorit janë “tregim i tmerrit” dhe se deklaratat e tilla duhet të merren me skepticizëm më të madh.

Idlibi është bazë e fuqishme e grupeve kryengritëse në Siri, përfshirë Frontin Nusra të ndërlidhur me al-Kaidën.

XS
SM
MD
LG