Ndërlidhjet

logo-print

UNHCR: 880 migrantë vdiqen javën e kaluar


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, ka bërë të ditur se së paku 880 migrantë dhe refugjatë kanë vdekur teksa kanë bërë përpjekje të kalojnë Detin Mesdhe, javën e kaluar.

“Ky vit është treguar veçanërisht vdekjeprurës, me 2,510 jetë të humbura nga mbytja e anijeve, krahasuar me 1,855 të vdekur në periudhën e njëjtë të vitit 2015”, ka thënë të marten zëdhënësi i UNHCR-së, William Spindler.

Mijëra migrantë, kryesisht të ikur nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, bëjnë përpjekje të arrijnë Evropën.

Mbi një milion veta kanë hyrë në vendet e BE-së vitin e kaluar, duke shkaktuar krizën më të rëndë me refugjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG