Ndërlidhjet

'Twitter' mbyll profile që tallen me politikanë rusë


Ilustrim

Ilustrim

Rrjeti social, ‘Twitter’ është duke u përballur me zemërimin e shumë rusëve pasi ka mbyllur një mori profilesh që tallen me zyrtarë të politikës ruse.

Shumë prej atyre që kanë përcjellë postimet e këtyre profileve tashmë të mbyllura po e akuzojnë ‘Twitter’ se është duke iu nënshtruar presionit të Kremlinit dhe aleatëve të tij.

Në mesin e profileve të mbyllura është edhe një nga llogaritë më të pëlqyera nga kritikët e Moskës zyrtare, @DarthPutinKGB.

Ky profil është tallur me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Ende nuk janë të qarta arsyet dhe as koha e saktë e pezullimit të këtyre profileve.

Zëdhënësi i Twitter, Ian Plunkett, përmes postes elektronike i ka thënë sot Radios Evropa e Lirë se ata “nuk i komentojnë profilet individuale për arsye privatësie dhe sigurie”.

XS
SM
MD
LG