Ndërlidhjet

logo-print

Prishtina: Neudeck ishte mik i shtetit dhe qytetarëve të Kosovës


Ilustrim

Ilustrim

Lajmi për vdekjen e humanistit gjerman, Rupert Neudeck, që për shumë vite ishte aktiv në Kosovë, është pritur me dhimbje, thuhet në një komunikatë dërguar mediave nga qeveria e Kosovës.

“Rupert Neudeck, do të mbahet mend dhe do të përkujtohet gjithmonë nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës për kontributin dhe ndihmën e madhe në ndërtimin e shtëpive dhe krijimin e kushteve për kthimin e njerëzve në vendbanimet e tyre, pas luftës shkatërrimtare”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Aktivisti gjerman nga qeveria e Kosovës konsiderohet se ishte mik i madh i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës.

Pasi u bë publik lajmi për vdekjen e aktivistit gjerman, është shprehur edhe Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli i cili tha se Neudeck “ishte zëri, forca dhe besimi ynë në drejtësinë ndërkombëtare”.

XS
SM
MD
LG